Skandali/ Qytetarët konsumojnë qumësht me baktere e fekale

Tuesday, 23 October 2018 21:51

Emisioni “Stop” i rikthehet çështjes së sigurisë së ushqimeve, që konsumojmë çdo ditë. Në shumë prej marketeve të kryeqytetit, gazetari bleu qumështin dhe nënpoduktet e tij, akulloren dhe bozën dhe vendosi t’u bëjë analizat. Fillimisht gazetari iu drejtua Autoriteti Shëndetësor Rajonal, Tiranë.

Pasi mori të gjitha mostrat gazetari i dërgoi tek Autoriteti Shëndetësor Tiranë, për të bërë analizat e këtyre produkteve përsa i përket koliformeve dhe ngarkesës bakteriale.

Bakteret janë mikroorganizma njëqelizorë zakonisht një mikrometër të gjatë dhe kanë një gamë të gjerë formash. Ato mund të gjenden gjithkund në natyrë. Pasi hynë brenda organizmit të njeriut ato mbërrijnë në vendet e synuara, si mushkri dhe zorrë ku i bashkëngjiten qelizave tona dhe shumohen. Trupat tanë i garantojnë këtyre baktereve lëndë ushqyese, por në këmbim ato çlirojnë toksina të cilat mund të dëmtojnë indet tona.

Gent Stroni, mjek infeksionist: Enerokoket ato të cilat japin problematikat më të shpeshta, flasim në aspektin bakterial ku midis tyre është esheriakoli, salmonela dhe shigela. Këto japin infeksione të ndryshme, por janë të ngjashme me njëra-tjetrën sepse janë të gjitha që prekin trupin e njeriut sepse prekin trupin e njeriut në zorrën e hollë dhe zorrën e trashë. Kur ky infeksion kthehet i gjeneralizuar sepse nuk është e thënë të mbetet vetëm në një pjesë të vetme të traktit tretës. Kur kjo kalon në qarkullimin e gjakut situata bëhet shumë herë më e rriskuar për personin që e ka dhe mund të shkojë deri në vdekje.

Pasi u ndoq e gjithë procedura e kërkuar nga Autoriteti i Shëndetësor Tiranë, përsa i përket marrjes së mostrës dhe pagesës që duhet të bëntë emisioni ” Stop” për kryerjen e analizave një ditë më pas ASHR, tha se nuk mund të bëhen këto analiza.

Punonjësja e ASHR- Po eee ai, kur pyeti më lart…

Gazetari – Po mirë, një biznes privat, që ka një akullore?

Punonjësja e ASHR- Privati ka Nipt dhe është i identifikuar.

Gazetari – O, jemi ne të identifikuar, o s’ka. Po boza? Pse nuk bëhet?

Punonjësja e ASHR– Nuk e di çfarë të thanë?

Gazetari – Janë zhdukur, s’ka anjë…

Gazetari – A nuk folëm për analizat bashkë, që the silli, do i bëjmë?

Drejtori i ASHR Dritan Ulqinaku– Dakord thashë nuk thashë silli, thashë merr informacion!

Gazetari – Po e mora, më thanë bëjmë… Na gënjyet, janë të gjitha të filmuar, ja ai inspektoi ka qenë dhe ajo vajza këtu.  Sepse ai më gënjeu, plotësova formularin, mirë po i bëj këto analiza, pastaj na doli që nuk bëhen. Pse privati e bën dhe ju nuk e bëni? Bëj si privati, nxirre mirë, keq, pse nuk e bëni?

Shefi i Higjienës ASHR–Nuk do hapet dera pa ardhur policia, do të mbash përgjegjësi, nqs del, do mbash përgjegjësi, le të rrinë aty!

Roja i ASHR – E kam mbyllur unë derën, e kam mbyll unë, nuk e hap më derën, po nuk e hap derën, o vëlla jo…

Sjellja e pahijshme e punonjësve të Autoritetit Shëndetësor Tiranë le shumë për të dëshiruar.

Roja i ASHR – Nuk lejohet këtu, nuk lejohet…

Qytetari – Pse nuk u lejoka aty? Ata janë media.

Shefi i Higjienës ASHR– Jeni shumë të fortë juve, jeni cuba të gjithë.

Gazetari– Po, cuba jemi!

Shefi i Higjienës ASHR- Kena rregulloren tonë, respektoni rregulloren!Ju hyjmë ne tek Klani, si du unë?

Gazetari–Klani është privat.

Shefi i Higjienës ASHR– Cili është privat?

Gazetari– Klani!

Shefi i Higjienës ASHR– Çfarë flet? Edhe ne privat jena.

Mjek ASHR– Ku e ke autorizimin?

Gazetari– Për  çfarë autorizimi?

Mjek ASHR– Që të vish këtu…

Gazetari–Për çfarë arsye ?

Mjek ASHR– Ik, se po të nxjerr përjashta!

Gazetari– Si ore më nxjerr përjashta mua ti? Je dhe mjek.

Mjek ASHR—Të nxjerr përjashta! Ty, o ty të nxjerr përjashta, as dua t’ia di, as pët ty, as për shefin tënd as për asnjë!

Duke qenë se Autoriteti Shëndetësor Rajonal Tiranë nuk i kryen këto analiza, gazetari i emisionit “Stop” u drejtua tek një laborator privat, duke e çuar deri në fund misionin e marrë.

Gazetari çoi mostrat e akullores dhe bozës në laboratori privat, SCA në Sauk, i akredituar nga DPA, për të tilla analiza dhe që drejtohet nga Sokol Abazi. Rezultati i analizave ishte i frikshëm, ngarkesa bakteriale të mëdha, madje edhe koliforme, ose fekale.

Sokol Abazi, administrator i laboratorit SCA: Sipas kërkesës tuaj ne i analizuam këto produkte për tre parametra, për  numrin total të baktereve për salmonelën dhe për koliformesh. Monstra e parë e akullores ka dalë më një ngarkesë të konsiderueshme të  koliformesh, mbi 1000 njësi për gram, gjithashtu dhe numri i baktereve është shumë i lartë. Edhe monsta numër dy  ka një problem me numrin total të baktereve është shumë e lartë. Kurse mostra tre ka edhe koliformet i ka përsëri mbi 3 mijë edhe numrin total të baktereve e ka mbi 800 mijë. Ndërsa përsa i përket bozës njëra prej tyre ka dalë e pastër, ka dalë një ngarkesë bakteriale që e ka vetë produkti. Mostra tjetër ka 730 koliforme dhe 12 milionë numri total i baktereve.

Në mostrat që u dërguan në laborator, përsa i përket parametrave gazetari i është referuar Italisë, që e ka nga 100 mijë deri në 500 mijë ngarkesën bakteriale. Ndërkohë që në Shqipëri ka produkte bakteriale me 26 milionë, apo 77 milionë ngarkesë bakteriale.

Pasi u morën rezultatet e analizave të akullores dhe bozës ku rezultoi se ngarkesa bakteriale ishin të frikshme, emisioni “Stop” iu drejtua Ministrisë së Bujqësisë e cila nuk ka kthyer përgjigje, por në rrugë jo zyrtarë është thënë që nuk ka parametra. Ministria e Bujqësisë, nuk ka norma bakteriale të lejuara, tejkalimi i të cilave, do të quhej shkelje.

Për arsye të mos ndikimit në laboratorin privat gazetari kodifikoi të gjitha produktet e qumshit dhe nënproduktet e tij duke i hedhur produktet në vazo sterile duke i bashkangjitur një kod për ti identifikuar më pas me produktin që i përket.

Në 5 produkte kishte ngarkesë koliforme, ndërsa në 13 të tjera kishte ngarkesa bakteriale nga 1 milionë në 130 milionë.

Gent Stroni, mjek infeksionist : Këto produkte janë shumë të rrezikshme dhe shkaktojë infeksione të cilat quhen si toksiko-infeksion, të cilat kanë në vetvete dhe disa toksina që japin problematika në traktin tretës, ku shpesh herë populli thotë helmime ushqimore. Kur kjo kalon në qarkullimin e gjakut, situata bëhet me e riskuar për pacientin që e ka, sepse mund të shkojë deri në vdekje.

Emisioni “Stop” gjithashtu tha se për të gjitha produktet që ishin marrë për tu analizuar mund ti bëjnë sërish analizat dhe nëse del e kundërta do të thotë se produkti është i sigurt. Nëse fabrika përmirëson kushtet apo ka qenë vetëm për atë mostër niveli i lartë i baktereve është i gatshëm të thotë të kundërtën./tvklan.al

Modifikuar më Tuesday, 23 October 2018 21:55
Login to post comments