Policia e Shkodrës ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri.
"Në pranga u vu Fatjon Bajami, pasi gjatë kontrolleve të befasishme në një lokal, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë tip "Zastava" me krehër me 6 fishekë dhe një fishek në fole.
Dyshohet se shtetasi Fatjon Bajami ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “Perash” Shkodër", thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.