Një grindje e momentin mes dy vëllezërve10 dhe 13 vjeçarë në Fier ka përfunduar në vdekjen tragjike të njërit prej tyre.
Në një rrëfim për median, gjyshi i të miturve ka treguar mbi ngjarjen sesi 10 vjeçari Gj. Veizi ka goditur me thikë të vëllanë 13 vjeçar K.Veizi. I moshuari është shprehur se të dy fëmijët nuk kishin shkuar në shkollë dhe ishin të vetëm në shtëpi, pasi prindërit e tyre punonin në Vlorë.
“Dola nga shtëpia se kam dhe nusen e nipit të shtruar në spital, ajo bëri një karambol të rëndë e ka thyer këmbën e është sakatuar. Mbasi bëra vizitat e mia, pashë të sëmurin pastaj do zbrisja poshtë. Dëgjoj një makinë që pruri personin që u godit. Vajta afër makinës kur pashë nusen e nipit në makinë. Ajo më tha u vra çuni i Fatmirit. Mjeku më tha se fëmija kishte ardhur i vdekur. Mësova që ai kishte vdekur rrugës. Ata janë zënë në shtëpi, në oborr, por mendoj kështu pasi nuk e di ngjarjen të saktë. Të dy prindërit ishin në Vlorë, në fabrikën e këpucës. Më tepër nuk kam çfarë të them”-tha i moshuari.
Njoftimi i policisë:
Sot në datën 24.10.2018, rreth orës 10:50, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët në Spitalin e Fierit shtetasi Gj.V, 13 vjeç, banues në fshatin Baltëz.
Nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K.V, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur.
Si pasojë e plagëve të mara, shtetasi Gj.V ndërroi jetë në Spitalin e Fierit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje