Një 70 vjeçar është dhunuar dhe grabitur në banesën e tij në fshatin Vranisht të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së shkuar. Nase Habilaj ka qenë i vetëm në banesën e tij kur dy persona të maskuar dhe të armatosur i kanë shkuar në shtëpi për ta grabitur.
Pasi është dhunuar fizikisht dhe lidhur me një litar, atij i është marrë një makinë tip Volswagen Golf. Kanë qenë fqinjët ata që kanë zbuluar të moshuarin të lidhur në banesë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.