×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shoqëria Civile protestë për marrëveshjen Shqipëri-Greq

E mërkurë, 24 October 2018 20:27

Shoqëria Civile po zhvillon një protestë para Kryeministrisë për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë ku I kanë kërkuar kryeministrit dhe Ministrisë së Jashtme të bëjnë transparencë pasi situate është shumë e rëndë pas publikimit nga mediat greke të skandalit se portale e gazetarë shqiptarë janë financuar nga fondet sekrete të Ministrisë së Jashtme të Greqisë për interesa të shtetit Helen.

Në fjalën e saj, avokatja dhe aktivistja Mirela Jorgo i kërkoi presidentit Meta që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare pasi është cënuar siguria Kombëtare.

“Mediat greke publikuan së fundi se në përplasjen mes Kammenos dhe Kotzias, rol vendimtar kanë patur fondet e fshehta, këto fonde jepen për tetë ministri për interesat e Greqisë, jashtë e brenda.

Një mbledhje e ngjashme është zhvilluar me 10 tetor ku është audituar fondi i Ministrisë së Jashtme nga auditimi ka dalë shpërdorimi i mbi 1 milionë eurove. Ku janë hedhur këto para , nga mediat greke por jo zyrtarisht thuhet se Kotzias ka thënë se janë transferuar 1 milionë euro për gazetarë dhe portale në Shqipëri për hir të interesave greke. Nje pjesë jepen në formë grantesh, është cënim i sigurisë Kombëtare. Për të njëjtën situatë SHBA hetoi për ndërhyrjen ruse.

Të bëhet publike marrëveshja e detit, presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë pasi situate është drmatike dhe e rëndë dhe duhet transparencë”, tha ajo ndër të tjera.

Login to post comments