Kryeministri italian Giuseppe Conte tha të mërkurën se sanksionet e BE kundër Rusisë duhej të përfundonin, por nuk pranoi të thoshte nëse qeveria e tij ishte e gatshme të vërë veton për rritjen e mëtejshme të tyre.
Rusia i është nënshtruar sanksioneve të Bashkimit Europian që nga kriza e Ukrainës më 2014 dhe Roma ka kërkuar prej kohësh një zbutje të dënimeve, për shkak se ato kanë goditur firmat italiane që kanë marrëdhënie tregtare me Moskën.
Raundi më i fundit i frenave për të bërë biznes me sektorin bankar, financiar dhe energjetik rus u rinovua në qershor, por skadon në fund të janarit dhe tano po shtrohet për diskutim të gjerë në Bruksel.
“Për Italinë, sanksionet nuk janë kurrë një fund, ato janë një instrument që duhet të kapërcehet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Conte gjatë një konference të përbashkët me presidentin rus Vladimir Putin.
Megjithatë, ai nuk pranoi të thoshte nëse Roma ishte gati të vërë veton për rinovimin e sanksioneve. “Italia do të donte të bindte vendet e tjera evropiane se e vetmja mënyrë për të ecur përpara është përmes dialogut”.
Italia është tashmë në betejë me aleatët e BE-së lidhur me buxhetin e kontestuar të 2019 të qeverisë, të cilin Komisioni Evropian e ka hedhur poshtë, duke thënë se ajo thyen rregullat e deficitit.
Tregjet financiare kanë reaguar negativisht edhe në buxhet, me rendimentin e obligacioneve që rriten në nivele shumëvjeçare, pasi investitorët kanë frikë për qëndrueshmërinë e malit të borxhit të Italisë.
“Unë nuk kam ardhur këtu për t’i kërkuar Putinit të blejë letra me vlerë italiane nëpërmjet fondit sovran. Nëse një fond sovran ose banka qendrore do të merrnin një vendim të tillë, ata do ta bënin këtë sepse ishte e përshtatshme dhe një marrëveshje e mirë “, tha Conte.