Në 21 tetor një tren u përplas në Tajvan. Bëhet fjalë për aksidentin më të rëndë në vend prej dekadash. 18 persona mbetën të vdekur dhe 190 të plagosur.
Instalimi i rripave të sigurisë në trena a do t’i bënte më të sigurtë ata?
Në realitet, vendosja e tyre mund të bënte më shumë keq sesa mirë. Fuqia shtytëse e trenit e bën më të vështirë ngadalësimin duke rritur kështu rrezikun e dëmtimit gjatë përplasjes.
Sipas “New York Times”, rripat e sigurisë mund të shkaktojnë dëmtime të shtyllës kurrizore gjatë një aksidenti nëse qafa e pasagjerit shtyhet para. Një alternativë mund të ishte rripat e sigurisë që vendosen rreth belit e supeve që ofrojnë më shumë siguri. Po gjithsesi është këto rripa mund të dëmtojnë pasagjerët gjatë përplasjes nëse shkunden nga vendi i tyre.
Nga ana tjetër, instalimi i këtyre rripave të sigurisë në të gjithë trenat do të ishte edhe shumë e kushtueshme për ata që i manaxhojnë.