Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka paditur në gjykatë kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku. Ai pretendon se transferimi në Pogradec është kryer në mënyrë të paligjshme nga znj. Marku.
Kujtojmë se në muajin shtator pati një incident në Krimet e Rënda, ku 10 prokurorë nuk pranuan shortin e Donika Prelës për dosjen “Shullazi”. Arta Marku u hakmor duke transferuar në rrethe disa prokurorë të krimeve të rënda, mes tyre dhe Hajdarmataj.