Dhjetëra lagje të Shkodrës kanë mbetur pa energji elektrike. Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ndërprerja e rrymës ka ndodhur për shkak të një avarie në çelësin 20kV të nënstacionit Shkodra 1.
Pa energji elektrike kanë mbetur:
Godina e Bashkisë, Prefektura, Ujësjellësi, Komisariati i Policisë, lagjet “Vasil Shanto”, “Skenderbeg”, “Tom Kola”, “Perlat Rexhepi”, Hotel “Koloseu”, Rus, Dergut, Sarreq, Dobraç, Kiras, Policia F.N.Sh, Lagj Skenderbeg,
Lagjia “Fari Ramadani”, “Vojo Kushi”, “Vasil Shanto”,
“Qemal Stafa”.