Pronarët pa shpresë/Në 4 muaj, 427 ankimime ndaj ATP, paditë peng i Gjykatës së Lartë

E Enjte, 25 October 2018 16:03

Ngërçi i plotë në të cilin janë zhytur gjykatat kryesore në vend penalizon veçanërisht kategorinë e pronarëve.

Televizioni Scan ka mësuar se vetëm në katër muajt e parë të vitit, ka arritur në 427 numri i ankimimeve në gjykata nga pronarët ndaj vendimeve të Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Ndërkaq, sipas të dhënave zyrtare të kësaj Agjencie, viti 2017 është mbyllur me një total prej 856 padish kundër saj rezultonin të depozituara në gjykatat e shkallëve të para si dhe në apelet administrative.

Volumi i madh i padive ka vijuar edhe gjatë muajve të deritanishëm. Rreth 300 padi kanë përfunduar në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që disa dhjetëra janë paraqitur nëpër gjykatat Administrative.

Ajo që i ul ndjeshëm pritshëmritë e pronarëve për të gjetur zgjidhje në dyert e Gjyqësorit është veçanërisht ngërçi i plotë i Gjykatës së Lartë.

Ndërkohë që numri i çështjeve në pritje të shqyrtimit nga kjo gjykatë I ka kaluar 26 mijë, numër që pritet të shtohet duke qenë se nuk ka asnjë sinjal që plotësimi i saj me anëtarë do të ndodhë së shpejti.

Gjykata e lartë numëron aktualisht vetëm 4 anëtarë nga 19, të cilët alternohen për të krijuar trupa të nevojshme për të zgjidhur vetëm çështjet emergjente me afat. Ndërkohë që ekspertë të ndryshëm thonë se plotësimi i saj me anëtarë mund të kërkojë edhe dy vjet të tjerë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...