Kuvendi miratoi me vetëm votat e maxhorancës, ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, gjë që ka sjellë reagime nga personalitete të ndryshme.
Regjisori Edmond Budina, i ftuar në studion e televizionit “Fax News” ka dënuar votën e maxhorancës, teksa e ka quajtur atë një akt kriminal.
Ai tha artistët nuk janë kundër teatrit të ri, por kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. “Këtu po bëhet një krim i rëndë dhe qeveria është antikulturore, sepse mendohet të shemben këto. Është ndërtuar Turbina ku janë dyndur njerëzit, ashtu edhe si pas hapjes së Teatrit Eksperimental”, – tha Budina.
Sipas tij, Kryeministri prej 20-vjetësh ëhtë i vendosur për shembjen e Teatrit kombëtar, ndërsa ngriti një tjetër problematikë në rast se kjo godinë do të shembet. “Por ku do të shkojnë artistët për 4-5 vitet që do të duhet të ndërtohet teatri i ri”, – tha Budina. Sipas Budinës, do të prishen 5 salla të teatrit, për të ndërtuar 2 të tjera.
“Në një vend të qytetëruar është e rëndësishëm çdo gjë. Në Teatrin kombëtar ka 6 dyer emergjencash, por ku janë dyert tek Kine Milleniumi për të cilën këta mburren, për të mos folur për problemet e tjera, si tek Turbina, ku ata që kanë shkuar ankohen për zërin e problematika të tjera.
Asnjë vend i botës nuk bën akte për shembjen e Teatrit, por për zhvillimin e tij. të gjithë jaë për një Teatër më shumë e jo për një më pak”, tha Budina.
Duke u ndalur tek qëndrimet e ndryshme të artistëve, regjisori u shpreh se ata janë të përçarë nga politika. I pyetur për qëndrimin e Ministrit për Diasporën, Pandeli Majko, Budina u shpreh se ai ësthë një socialist i vërtetë, pasi një socialist nuk do të ihste asnjëherë kundër kulturës. Budina tha se të tjerët votojnë si delet në Kuvend, ndërsa Majko bëri një akt të guximshëm në Kuvend. Faxweb