Zonat ku vajzat ngacmohen seksualisht në Tiranë

E Enjte, 25 October 2018 19:24

Një studim i institutit Idra dhe UN Woman sjellin fakte tronditëse për ngacmimet seksuale të vajzave dhe grave në disa qytete të Shqipërisë.

Studimi i titulluar “Ngacmimi seksual dhe llojet e tjera të dhunës me bazë gjinore në hapësirat publike në Shqipëri” duke trajtuar këtë fenomen sjell me detaje shkaqet e ngacmimeve të kësaj natyre.  Studimi është përqendruar në sigurinë e hapësirave urbane të bashkive në Tiranë, Durrës dhe Fier.

Për efekt të këtij studimi në qytetin e Tiranës janë zhvilluar gjithsej 350 intervista me gra dhe vajza, në zonën e njohur si “Astiri” dhe në qendër. Studimi mbërrin në përfundimin se, faktori më i lartë i rrezikut për zonën e “Astirit” konsiderohet të jetë mungesa e mjediseve të sigurta për gratë dhe vajzat, sidomos mbipopullimi i autobusëve.  Ndërsa për qendrën e Tiranës, faktori më i lartë i rrezikut konsiderohen të jenë burrat dhe djemtë që konsumojnë substanca narkotike.

Një tjetër problematikë që ky studim evidenton është rreziku si pasojë e ndriçimit të pakët në zona të ndryshme në kryeqytet, dhe mungesa e theksuar e policëve, sidomos në zonën e “Astirit”, fenomen që vërehet edhe në qytete të tjera.

Migena Kokero, drejtore e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale në Bashkinë e Tiranës, tregon se ende ka shumë për të bërë.

“Bashkia e Tiranës sigurisht ka sektorin e barazisë gjinore, ku ka mbajtur një kontakt të veçantë jo vetëm me inciatorët, jo vetëm me gjetjet paraprake të këtij studimi, por sektori i barazisë gjinore i ka kushtuar një rëndësi të veçantë”, – shprehet ajo.

Gjetjet e këtij studimi janë një kambanë alarmi për autoritet vendore dhe qendrore përfshirë policinë për të frenuar ngacmimet seksuale të vajzave dhe grave në ambientet publike

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...