×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shqiptarët të parët në lista, mbi gjysmë milionë me leje qendrimi në Evropë

Premte, 26 October 2018 08:33

Të dhënat e publikuara nga Instituti Europian i Statistikave flasin se qytetarët shqiptarë janë përfituesit më të mëdhenj nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor për vitin 2017 të lejeqëndrimeve në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas EUROSTAT, gjatë vitit 2017 numri i lejeve të qëndrimit të lëshuara për shqiptarët nga vendet e Bashkimit Europian është 51 mijë e 685 vetë. Numrin më të madh të lejeqëndrimeve për shqiptarët e kanë dy vendet fqinje, Italia me 19.100 dhe Greqia me 16.468 dhe më pas Gjermania 6100 dhe Franca 1180. Numri i lejeqëndrimeve të lëshuara në 2017 shënon një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2016, ku ishin shënuar rreth 59.000 lejeqëndrime.

Të dhënat e EUROSTAT flasin se pjesa më e madhe e lejeqëndrimeve për shqiptarët, rreth 29 mijë, u dhanë për arsye familjare, rreth 2.000 për arsye shkollimi dhe 5.000 për arsye pune.

Ndërkohë, në vend të tretë nga vendet e rajonit për numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit në vendet e Bashkimit Europian renditet Kosova. Gjatë vitit 2017-s nga vendet e Bashkimit Europian janë dhënë 26 mijë leje të reja qëndrimi për shtetasit nga Kosova, pjesa më e madhe e të cilave për arsye familjare.

Viteve të fundit tendencat e emigrimit të qytetarëve shqiptarë vijojnë të mbeten të larta. Sipas EUROSTAT, më shumë se gjysëm milionë shqiptarë (gati 19,5% e popullsisë së vendit) janë pajisur me lejeqëndrimi në vendet e Bashkimit Europian në dhjetë vitet e fundit. Numri më i madh i lejeqëndrimeve të lëshuara për shqiptaret u shënua në vitin 2008, me rreth 99 mijë lejeqëndrime dhe numri më i vogël në vitin 2013, me rreth 31 mijë./VOA

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...