×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Banka Qendrore Europiane pret rritje të inflacionit – Draghi: Roma dhe Brukseli të arrijnë marrëveshje për buxhetin

Premte, 26 October 2018 09:18

Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, deklaroi se inflacioni do të rritet më shpejt drejt objektivit, deri në fund të këtij viti. Gjithashtu, Banka Qendrore Europiane nuk ndryshoi normat e interesit dhe njoftoi se programi i stimujve do të mbyllet sipas parashikimeve. Duke folur në konferencën për mediat pas përfundimit të takimit të Këshillit Drejtues të BQE, Draghi tha se inflacioni do të vijojë tendencën në rritje deri në fund të këtij viti.

“Ndërkohë që treguesit e tërthortë të inflacionit janë përmirësuar, ne mendojmë se tendenca e këtij treguesi do të vijojë të jetë në rritje në terma afatmesëm. Forca e ekonomisë vijon të mbështesë besimin tonë se konvergjenca e qendrueshme e inflacionit do të vazhdojë, pavarësisht se programi i blerjes së bonove po mbyllet”.

Përsa i përket Italisë, Draghi tha se nuk mund të parashikonte se sa do të rritej kostoja e huamarrjes së këtij vendi, por shpreson që Roma dhe Brukseli të arrijnë një marrëveshje mbi buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Këto obligacione janë pjesë e portofoleve të bankave, është tregu që vendos. Por, besoj se një marrëveshje do të arrihet mes Italisë dhe Komisionit Europian. Për të ndihmuar bankat e tyrë, politikanët në Itali duhet të zbusin tonin dhe të mos venë në pikëpyetje kuadrin kushtetues të euros”.

Në përfundim të takimit, BQE mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në 0% dhe interesin për depozitat bankare në -0.4%.

Modifikuar më Premte, 26 October 2018 09:33

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...