×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Plagosja në Kamëz, identifikohet autori dhe shpallet në kërkim

Premte, 26 October 2018 11:01

Eshte zbardhur ngjarja e mbrëmshme kur ne Kamëz mbeti i plagosur një person pasi u qëllua me bresheri plumbash.

Autori i kësaj ngjarje është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Ja njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në Kamëz mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E. B.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin për veprat penale  “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës pas një pune intensive hetimore bën identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit :

- B. B., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Nato” në Laknas, Kamëz ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/25 dhe 278 të Kodit Penal.

Modifikuar më Premte, 26 October 2018 11:04
Login to post comments