Dy grupe të rinjsh janë përfshirë në një sherr me thika mesditën e sotme në Cërrik. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur dy vëllezër, Eriold dhe Nexhip Balla 29 dhe 26 vjeç të cilët janë grindur me N.Ç, S.S dhe E.B. Policia sqaron se ka arrestuar në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar konkretisht N.Ç, 28 vjeç, ndërsa është vënë në ndjekje të dy të tjerëve S.S. dhe E.B, të dyshuar si autorë të ngjarjes. Të plagosurit mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Elbasanit.
Njoftimi i policisë:
Cërrik
Informacion paraprak
Policia indentifikon në kohë reale autorët e plagosjes së dy shtetasve.
Policia kap dhe shoqëron një nga autorët e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, ku forcat e Policisë vijojnë ndjekjen për kapjen e tyre.
Më datë 26.10.2018, në qytetin e Cërrikut, para një supermarketi, pas një konflikti të çastit mes shtatasve E.B. N.B (vëllezër), dhe N.Ç , S.S, E.B., janë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.B. 29 vjeç dhe N.B., 24 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë Cërrik kanë ndërhyrë menjëherë duke arrestuar në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar konkretisht shtetasin N.Ç, 28 vjeç. Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të dy shtetasve të tjerë S.S. dhe E.B, të dyshuar si autorë të ngjarjes, ku vijon ndjekja për kapjen e tyre. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.