Nëse shikon shpejtësitë me të cilën lëvizin makinat në rrugët e Tiranës të duket sikur çdo ditë bëhen gara.
Në një video të shpërndarë për mediat policia njofton se nga kontrollet e kryera janë arrestuar mbrëmë në total 13 persona si edhe janë pezulluar dhjetëra leje drejtimi.
Nuk kanë munguar procedimet administrative edhe për mungesën e dokumentacionit.
Njoftimi i plotë i policisë
Shpejtësia mbi normat e lejuara që varionte deri ne 190 km/h, Gara te rrezikshme ne rruge dhe alkool gjate drejtimit të automjetit që varionte deri ne 1.14 mg/l, ishin shkeljet te cilat “zbehen” argëtimin edhe këtë fundjave.
• Arrestuar ne kushtet e flagrances 13 persona, nga te cilet 12 per drejtim mjeti ne gjendje te dehur dhe 1 per korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojne funksione publike.
• Pezulluar 34 leje drejtimi per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit.
• Pezulluar 32 leje drejtimi per shpejtesi mbi normat e lejuara.
• Proceduar administrativisht 10 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie ne qendrat e banuara dhe gara ne shpejtesi.
• 21 drejtues mjetesh te papajisur me siguracionin e detyrueshem.
• Si dhe 94 drejtues mjetesh per shkelje te tjera te rregullave te qarkullimit rrugor.
Siguria ne rruge, mbetet sfida jone, bashkohu edhe ti me ne, mos drejto mjetin nen efektin e alkoolit, respekto kufizimet e shpejtesise dhe rregullat e qarkullimit.