Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë ecjes, në aksin rrugor Elbasan- Librazhd. Policia njofton se mjeti tip “Mitsubishi” me targa AA 396 DJ, me drejtues shtetasin S.M, 31 vjeç, banues në Tiranë, është djegur plotësisht.
Fatmirësisht shoferi nuk ka mbetur i lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, por nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik.