Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë po përgatit një projekt-propozim për vendosjen e çmimeve dysheme për shërbimet dentare në vend. Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, Urdhri shkruan se “për hartimin e këtij projekti u morën për bazë ҫmimet e afishuara në mbi 300 klinika e kabinete dentare në të gjithë Shqipërinë, 10% e gjithë dentistrisë”. Ky projekt do të kalojë me ndryshimet e nevojshme dhe përfundimtare nga Këshilli Kombëtar të U.S.SH., në mbledhjen e Marsit të vitit 2019 dhe pas miratimit në Këshill Kombëtar, lista e ҫmimeve dysheme, do t’i dërgohet Ministrisë së Financave për regjistrim në kasat fiskale. Krahas listës së çmimeve, projekti parashikon edhe vendosjen e disa rregullave të reja ku përfshihet fletëgarancia për pacientin.
Projekt-propozimi:
1.Ҫmimet dysheme për shërbimet dentare në vendin tonë.
Vizita – 500 L
–Terapi–
Mbushje grada II-të – 4.000L
Mbushje grada III-të – 5.000L
Pastrim gurëzash – 3.000L
-Ortopedi-
Protezë klasike (komplet) – 40.000L
Protezë parciale(e thjeshtë) – 15.000L
Protezë e lëvizshme e skeletuar – 35.000L
Këllëf porcelani – 9.000L
Zirkon – 18.000L
-Kirurgji-
Ekstraksion – 1.000L
Implant – 70.000L
-Ortodonci-
Aparat i lëvizshëm i thjeshtë – 30.000L
Aparat fiks – 100.000L
2.Për të gjitha punimet ortopedike, dentisti duhet të marrë nga laboranti dy fletëgaranci 5(pesë) vjeҫare:
-Një fletëgaranci i jepet pacientit;
-Një fletëgaranci e mban dentisti në protokollin e mjekimit.