Ministria e Jashtme në Greqi ka reaguar në lidhje me incidentin në Bularat të Gjirokastrës, ku një shtetas grek u vra gjatë përplasjes me policinë shqiptare.
“Shprehim keqardhjen për humbjen e jetës së qytetarit grek dhe ngushellime familjes. Gjithësesi është i papranueshëm fakti që operacioni precipitoi me humbjen e një jete njerëzore", thuhet në reagim.
Ministria thotë gjithashtu se "Presim nga autoritetet shqiptare zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe do të avancojmë në veprimet e nevojshme".