Kapet me 2 kg kokainë, arrestohet Taulanti dhe shoku i tij

Hënë, 29 October 2018 09:03

Është sekuestruar një sasi prej 2 kilogramë drogë e dyshuar si Kokainë tek ura e Dajlanit në Durrës.

Sipas policisë në pranga kanë rënë dy persona.

Droga ishte fshehur në kroskotin e makinës me të cilën po udhëtonin dy të arrestuarit. 

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Menaxheri".

Pjesën e Airbag të automjetit e kishin përshtatur për të vendosur lëndën narkotike Kokainë.

Sekuestrohet 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë finalizuar me sukses  operacion policor të koduar"Menaxheri".

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • • Taulant Lala 29 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;
  • • Adnand Bufi 22 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.

Më datë 28.10.2018, në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës pas  vëzhgimit të personave të lartpërmendur, të cilët udhëtonin me një mjet tip BMË, ( T.Lala - drejtues dhe A.Bufi - pasagjer ) , në afësi të vendit të quajtur "Ura e  Dajlanit" kanë dalë nga mjeti.

Janë ndjekur nga Forcat Operacionale të D.V.P. Durrës pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë që të ndalojnë.

Gjatë kontrollit në automjet, u konstatua një vend i modifikuar tek kapaku i Airbag.

Gjatë kqyrjes nga ana e uniformave blu u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pako të mbështjella me  plasmas transparent me peshë rreth 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe  shitja e lëndëve narkotike" në bashkëpunim dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik " parashikuar në nenet 283/2 dhe 242 të Kodit Penal.

Modifikuar më Hënë, 29 October 2018 09:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...