×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Peshkimi dhe agro-industria udhëheqin eksportet bujqësore

Hënë, 29 October 2018 15:21

Eksportet bujqësore, të cilat përfshijnë blegtorinë, peshkimin, bujqësinë dhe agroindustrinë, u rritën me 9.9% me bazë vjetore, për periudhën janar-shtator, duke arritur në 23.6 miliardë lekë, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Efektin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë peshkimi (që ka ndikuar në 46% të rritjes) dhe agroindustria (38% të rritjes).

Eksportet e produkteve të peshkut u rritën me 34.6%, duke arritur në 3.8 miliardë lekë dhe duke zënë 16% të totalit të eksporteve bujqësore. Industria e përpunimit të peshkut po njeh rritje vit pas viti, në sajë të rritjes së kapaciteteve dhe investimeve në fabrika të reja dhe jep një kontribut të rëndësishëm në punësim. Megjithatë, industria vijon të jetë e ndrydhur për shkak të kuotave prej 1600 ton eksport në vit pa taksa, të cilat në saj të rritjes së kapaciteteve plotësohen shumë shpejt. Pas plotësimit të kuotave, ata mund të eksportojnë vetëm produkt gjysmë të gatshëm, në të kundërt duhet të paguajnë 25% të vlerës së eksportit.

Agroindustria, e cila zë peshën kryesore në eksportet bujqësore, me 43% të totalit, ka shënuar gjithashtu një ecuri pozitive. Eksportet e këtij grupi u rritën me 8.7% në 10.2 miliardë lekë.

Eksportet e bujqësisë u zgjeruan me 3.1%, duke arritur në 8.8 miliardë lekë (rreth 38% të totalit). Ministria e Bujqësisë pohon se në kapitullin bujqësia rritje kanë pësuar këto artikuj: Patatja shohim se është dyfishuar në krahasim me 9-mujorin 2017, domatja është rritur 2.1%, zëri perime të tjera (Qepë, presh, hudhra dhe zarzavate të tjera djegëse, Sallatë marule dhe cikore, Kastravecat e zakonshëm dhe kastravecat e vegjël, perime të ruajtura përkohësisht, Zarzavate të tjera) në total këto zëra kanë pësuar një rritje me 6.3% nga 1.4 mld lekë në 1.5 mld në 2018. Kjo referuar tabelës së eksporteve bujqësore. Eksporti i frutave ( agrume, rrush, kajsi, mollë, pjepra e shalqinj) ka rënie për këtë 9-mujor me 24%, ndërsa zëri eksport i frutave të tjera (Luleshtrydhe, manaferra, rrush frëngu, kivi, hurma) ka pësuar rritje me 35%.

Eksportet e blegtorisë, që zënë peshën më të ulët në totalin e eksporteve bujqësore, me 3%, arritën në 724 milionë lekë, me një zgjerim vjetor prej 11.8%.

 

Modifikuar më Hënë, 29 October 2018 15:27
Login to post comments