Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Barc vetëm pak km larg qytetit të Korçës.
Laver Adili 70 vjeç me origjinë nga Lavdari e banues në Korçë së bashku me 2 persona të tjerë të së njëjtës moshë kanë qenë duke punuar për hapjen e një pusi për ujë të pijshëm në periferi të fshatit. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje në pushimin e drekës 70-vjeçari ka qenë duke dalë nga thellësia e pusit, kur duket nga lodhja ka rrëshqitur duke rënë poshtë në një lartësi prej 10-11 m.
Për më shumë se një orë shërbimi zjarrfikës ka punuar për ta nxjerrë 70-vjeçarin nga thellësia e pusit por gjendja e tij bëjnë me dije burime spitalore është e rënde. Sipas të njëjtave burime i moshuari ka marrë plagë të shumta ndaj dhe po mbahet në një kujdes intensiv mjekësor në sallën e reanimacionit.
Një prej punonjësve zjarrfikës tregon momentin e shpëtimit ndërsa njeri nga të moshuarit që punonte për hapjen e pusit tregon momentin e rrëshqitjes së 70-vjeçarit.