Shkolla 9-vjecare e fshatit Ngraçie në Mallakaster nuk e ka nisur procesin mësimor këtë vit. Shkak për këtë është bërë mbyllja e saj, ndërsa 16 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e nëntë detyrohen të udhëtojnë me shpenzimet e tyre rreth 7 km larg për të frekuentuar shkollën ne fshatit Visokë. Prindërit e 16 nxënësve i kane protestuar sot para zyrës arsimore ne Mallkaster.
Për kryetarin e zyrës arsimore Mallakastër Fiqirete Malaj, fondi i ministrisë së Arsimit që është vendosur në dispozicion për transportin e nxënësve është i pamjaftueshme, ndaj është kërkuar ndihma e Bashkisë për të akorduar një fond shtesë.
Bashkia Mallakastër me anë të një vendimi të këshillit bashkiak në datën 20 tetor ka akorduar një fond prej 700 lekësh për fëmijë duke ju bashkangjitur tarifës se pare. Edhe pse është vendosur një tarifë e tillë, sërish prindërit janë të pakënaqur, pasi sipas tyre kjo nuk i jep zgjidhje situatës.