Orikumi “mbytet” nga plehrat, 9 mijë ton mbetje grumbullohen çdo vit

Hënë, 29 October 2018 17:38

Mbetjet urbane dhe të ngurta të qytetit të Orikumit janë prej vitesh një shqetësim për banorët dhe ambientalistët e kësaj zone.

Rreth 9 mijë ton mbetje grumbullohen në vit në Orikum, rreth 300 metra larg rrugës nacionale, pranë detit si dhe në bregun e Lumit të Dukatit.

Që nga gomat e automjeve deri te kafshët e ngordhura, të gjitha përfundojnë në det me rrjedhën e lumit të Dukatit. Banorë dhe ambientalistë janë të shqetësuar.

“Bashkia na ka thënë që do të rregullohet kjo punë, por ende nuk kanë bërë gjë”, thonë banorët.

Zgjidhja përfundimtare duket e largët, pasi deri në ndërtimin e landfillit të Sherishtës, Orikumi turistik do të vuajë pasojat e mbetjeve të papërpunuara./tch

Login to post comments