Brenda oborrit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, rruga e burgut, është zbuluar së fundi një bunker. Kishe ditë që po punohej për krijimin e një harku që do merrte një pjesë të oborrit të drejtorisë së fjalë. Mësohet se pas disa javësh punimesh intensive, pasi është marrë vesh se ndodhet një bunker i mirë aty, punimet janë ndërprerë. Rama që njihej si qejfli bunkerësh, jo vetëm nga ata me plaçka, mbase hap bunkerin nr.3. Godina e sotme e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave e ndërtuar nga italianët gjatë luftës, ka qenë planifikuar për komandë të përgjithshme të karabinierisë. Si duket edhe bunkeri ka qenë pjesë e këtij plani. Kryeministri po mendohet për ndonjë gjë “fantastike”.