Regjisori Laert Vasili i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se në Athinë nuk mund të imagjinohet të dëgjosh muzikë shqipe, ndërsa kujtoi rastin kur u ndalua nga policia greke për ditëlindje.
Vasili: Dil ku të duash në kafeteritë e Tiranës do të dëgjosh gjithandej muzikë greke. Provo në një kafe të Athinës të vësh muzikë shqiptare. Në një ditëlindje time me 3-4 vlonjatë që jam rritur me ta, filluam të këndojmë labçe, erdhi policia dhe na arrestoi. Është një shtet që deklaron se jemi 100% të pastër. Kur ministrja e Jashtme Dora Bakojani deklaroi në Parlamentin Evropian se jemi 100% të pastër, Parlamenti Evropian qeshi. Le të marrim zonën e minoritetit se sa mbiemra janë sllavë dhe sot marrin pension. Në qoftë se Shqipëria do të ishte Zvicër, shumë anëtarë të minoritetit do të deklaroheshin zviceran. Fukarallëku është maskarallëk.