Shtetet e Bashkuara po përgatisin tarifa të reja kundër të gjitha importeve të mbetura kineze, nëse bisedimet tregtare ndërmjet presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping nuk arrijnë nuk japin rezultat mbi mosmarrëveshjet e vazhdueshme tregtare, raporton ‘Bloomberg.’
Vendosja e taksave të reja kundër mallrave kineze mund të ndodhë që në muajin dhjetor dhe të synojë pjesën tjetër të importeve nga Azia që nuk i nënshtrohen tarifave. Sipas raportit të ‘Bloomberg’, totali i tarifave do të arrijë në rreth 257 miliardë dollarë.
Çdo zgjerim i mëtejshëm i tarifave do të tregonte vendosmërinë e administratës Trump për të përshkallëzuar luftën e saj tregtare me Kinën, ndërkohë që kompanitë ankohen për rritjen e kostove të tarifave dhe tregjet financiare vazhdojnë të jenë të shqetësuara për pasojat globale ekonomike.
Shtëpia e Bardhë vendosi tarifa prej 200 miliardë dollarë të produkteve kineze në muajin shtator. Si kundërpërgjigje, Pekini tha se do të vendoste taksa mbi 5207 mallra importi amerikane me vlerë rreth 60 miliardë dollarë. Të dy vendet kishin vendosur tashmë tarifa për 50 miliardë dollarë të mallrave të njëri-tjetrit para sanksioneve të shtatorit.