Francë/ Protesta të dhunshme, qytetarët shkatërrojnë...

Diel, 15 Prill 2018 15:36

63 persona janë arrestuar dhe nëntë policë janë plagosur gjatë protestave të dhunshme në Francë kundër ndryshimeve në Ligjin e Punës që ka miratuar presidenti Emanuel Macron.

Protestat u zhvilluan në Nantë dhe Montpellier, ndërsa protestuesit kanë shkatërruar çfarë u ka dalë përpara.

Ministri i Brendshëm Gerard Collomb denoncoi dhunën dhe dëmtimin ndërtesave.

Kolomb kërkoi qetësimin e turmës, ndërsa një protestë tjetër është planifikuar të dielën në Notre-Dame-des-Landes në perëndim të Francës.

Protestat kanë nisur ditën e shtunë, gjatë një marshimi të punëtorëve të trenit në lidhje me planin e reformës së punës së hekurudhave të Macron, greva që kanë shkaktuar trafik mbarëkombëtar.

Macron do shfaqet në televizionin kombëtar të dielën, për të shpjeguar reformat e tij në ekonominë franceze.

Image

Image

Image

Modifikuar më Diel, 15 Prill 2018 15:39
Login to post comments