Papunësia në Itali u rrit më shumë se ç’pritej, ndërkohë që 81,000 persona të rinj kërkonin punësim dhe kompanitë janë detyruar të shkurtojnë fuqinë punëtore. Norma e papunësisë u rrit në 10.1% në Shtator, krahasuar me 9.8% një muaj më parë. Kjo është sipër mesatares së Eurozonës, që qëndroi në 8.1% muajin e kaluar. Qeveria populiste e Italisë ka argumentuar se programi ekonomik do të shkurtojë normën e papunësisë në 9.8% në vitin e ardhshëm, përpara se të bie në 8.6% në vitin 2021.
“Ligji i buxhetit të Italisë do të ofrojë më shumë stabilitet ndaj vendit dhe bazohet në prodhimin e më shumë vendeve të punës”, tha zv/Kryeministri Matteo Salvini javën e kaluar, kur plani u refuzua nga Bashkimi Europian. ISTAT bëri të ditur se rreth 34,000 persona i’u larguan tregut të punës në Shtator, përveç shtimit të numrit të personave që kërkonin vende pune. Gjatë muajit, numri i punëtorëve të përhershëm ra me 77,000, ndërsa numri i kontratave me afat fiks u shtua me 27,000.
Papunësia tek të rinjt u rrit në 31.6%, nga 31.3% sipas zyrës së Statistikave në Itali. Ndërkohë që ekonomia “ngeci” në tremujorin e tretë duke mos treguar rritje fare, Italia mund ta ketë të vështirë që të arrijë objektivat e qeverisë.