Shpërndanin drogë në Tiranë, në pranga dy të rinjtë

E mërkurë, 31 October 2018 15:22

Dy të rinj, shpërndarës të lëndëve narkotike në kryeqytet janë vënë në pranga të policisë. Seksioni kundër Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasit Armando Dervishi, 21 vjeç, banues në Çorovodë. Si dhe shtetasin Fatjon Shkalla, 24 vjeç, banues në Farkë.

Armando Dervishit gjatë kontrollit që iu bë në rrugën “Frederik Shiroka”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 101 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.

Ndërsa Fatjon Shkallës iu gjet dhe iu sekuestrua në banesë, në një kavanoz  në cilësinë e provës materiale 69 gramë lëndë narkotike. Lënda narkotike ishte e llojit “Cannabis Sativa”.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ”Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Login to post comments