Sektori i shërbimeve mbetet më problematiku sa i takon informalitetit. Gjatë prezantimit të raportit 9 mujor të kreut të inspektoratit të punës Arben Seferi, në komisionin parlamentar të punës çështjeve sociale dhe shëndetësinë rezulton se numri më i lartë i ankesave ka qenë nga sektori i shërbimit privat të sigurisë fizike për mosrespektim të nivelit të pagës minimale .
486 ankesa janë regjistruar gjatë kësaj periudhe dhe janë inspektuar vetëm 154 subjekte. Një ndër arsyet e inspektimeve të ulta është edhe mungesa e kapaciteteve të inspektoriatit i cili ka vetëm 98 inspektor në terren dhe arrin të inspektoj vetëm 6 % të bizneseve aktive.
Në një kohë që ankesat nga punonjësit e shërbimit privat të sigurisë fizike janë në rritje ende nuk është vendosur asnjë gjobë nga inspektoriati. Masa e gjobës varion deri në 50% të pagës minimale, kjo masë, për kreun e këtij institucioni nuk është vendosur për arsye të ndërgjegjësimit pa penalitete që rrezikojnë mbylljen e biznesit.