Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi e ka cilësuar të vonuar aksionin policorë në këtë qytet, ndërsa ka kritikuar edhe ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Ajo deklaroi sonte për Top Story se operacioni policor për bandat në Shkodër ishte selektiv. Për këtë, ajo i referohej një deklaratë të Xhafaj që dha sapo mori detyrën si ministër i Brendshëm.
“Kur Ministri Xhafaj u emërua në detyrë, ka pas thënë një gjë: ‘Në shtator ne do të godasim 4 grupe kriminale’”, tha për Top Story kryebashkiakja e Shkodrës.