Këmbimi valutor/ Rriten valutat kryesore por luhatjen më të madhe e ka paundi britanik!

E Enjte, 01 November 2018 10:32

Dita e enjte ka regjistruar luhatje në tregun e këmbimit valutor vendas, kryesisht në rritje për monedhat e huaja kundrejt lekut

Valuta e Eurozonës po përpiqet të rimarrë veten, duke u forcuar lehtë ndaj monedhës vendase ditën e sotme me 0.2 lekë për njësi. Euro këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor me 124.7 lekë në blerje dhe 125.4 lekë në shitje.

Paundi britanik, ka pësuar një rritje më plot 1.6 lekë për njësi kundrejt lekut, duke u ngjitur në kuotën e 141.2 lekëve.

Ndërkohë,valuta amerikane gjatë ditës së sotme është rritur me 0.1 lekë. Tashmë dollari këmbehet për 109.7 lekë në blerje dhe 110.5 lekë në shitje.

Sa i takon valutave të tjera ndërkombëtare, franga zvicerane mbetet në kuotën e një dite më parë, ndërsa dollari australian është rritur me 0.8 lekë për njësi dhe këmbehet për 78.3 lekë.

Gjithashtu rritje ka pësuar edhe Dollari kanadez me 0.1 lekë për njësi, duke arritur në kuotën e 83.5 lekëve gjatë ditës së sotme.

kursi-1-netor.jpg

Modifikuar më E Enjte, 01 November 2018 10:33
Login to post comments