Është shpallur në kërkim pronari i makinës ku dje u gjet 3 kilogramë e 545 gram kokainë nga policia kufitare në Kakavijë.
Gjithashtu policia ka gjetur në banesën e tij edhe 2.3 kilogramë lëndë narkotike në formën e çokollatës, 8 kg kanabis sativa dhe 10 gramë Kokainë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kreshpan në banesën e 46-vjeçarit me inicialet D. Y., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
10.3 kilogramë lëndë narkotike kanabis, ku një sasi ishte e presuar në formën e çokollatës.
10 gramë Kokainë, si dhe 1 peshore elektronike.