Burrë e grua kishin ardhur nga Kosova në llixhat e Elbasanit, të cilat njihen për mënyrën natyrale kurative.
Uji i këtyre llixhave mund të shërojë sëmundje që kanë të bëjnë me kockat, gjakun edhe lëkurën.
Cifti i të moshuarve janë akomoduar në një hotel në Elbasan, nga ku do të ndiqnin ditët kurative. Por mbrëmjën e 31 tetorit gruaja 60 vjeçare është ndjerë keq. Më pas atë e kanë dërguar në spitalin e Elbasanit, por ajo nuk mundi të shpëtonte. Kurse të shoqin e kanë sjellë në spitalin e QSUT-së. Ai është akoma në gjendje të rënduar.
Dyshohet se 60 vjeçarja ka humbur jetën si shkak i gazrave të ujërave termale. Por gjithashtu një shkak tjetër dhe shumë i rëndësishëm është edhe mosdhënia e ndihmës së parë. Dyshohet që mjeku i cili mbikqyr pacientët në këto llixha është mjek pediatër i dalë në pension.
Policia ka shoqëruar pronarin e hotelit edhe mjekun mbikqyrës të llixhave. Deri tani nuk kemi asnjë deklaratë zyrtare nga policia.