Një granatë shpërthyese i është vendosur makinës së një punonjësi të Drejtorisë së Tatimeve në Shkodër.
Bëhet fjalë për automjetin e shtetasit Nehat Zaganjori, teksa ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Ura Dervishbeg’.
Mësohet se fatmirësisht granata nuk ka shpërthyer ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





