Osteoporoza – Si shmangen problemet jetësore të kockave

Premte, 02 November 2018 06:51

Osteoporoza të bën të mendosh për një sëmundje të rrallë. Fatkeqësisht nuk është aspak e vërtetë!

Në mjekësi, osteoporoza njihet si shkatërruesja e heshtur e kockave në organizmin njerëzor.
Kohët e fundit është vënë re një rritje e rasteve të diagnostikuara me osteoporozë, një sëmundje që 10 vjet më parë përmendej rrallë.
Shtimi i rasteve vihet re jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por AgroWeb.org raporton se kjo sëmundje po konsiderohet si shqetësim për të gjithë vendet evropiane dhe më gjerë.
Një ushqim i varfër në kalcium dhe ushqyes të tjerë që mirëmbajnë kockat kontribuojnë gjithashtu në dobësimin e kockave dhe sjellin rritje të prekshmërisë nga osteoporoza.
Shkencëtarët thonë se stili i jetesës dhe i ushqyerjes kanë ndryshuar dramatikisht në dhjetë vitet e fundit duke shkaktuar një epidemi të vërtetë të osteoporozës që përkthehet lehtë si kocka të shpërbëshme.
Më poshtë do të gjeni masat kryesore që mund të merrni për të parandaluar dhe trajtuar osteoporozën.
Merrni kalciumin e duhur
99 përqind e kalciumit në organizëm gjendet tek kockat. Pamjaftueshmëria e këtij minerali shkakton shumë probleme përfshirë osteoporozën.
Produktet e bulmetit kanë shumë kalcium, por edhe ato bimorë janë një alternativë më e mirë për këtë mineral.
Për shembull, një filxhan me bajame (150 gramë) përmban të njëjtën sasi kalciumi si një filxhan me kos.
Sardelet dhe brokoli janë një tjetër sugjerim ideal.
Për të përmirësuar përthithjen e kalciumit, sigurohuni që po merrni mjaftueshëm vitaminë D dhe ruani nivelet e aciditetit në stomak.
Disa drithëra, arrorë dhe fara  përmbajnë substancën fitate. Spinaqi, patatja e ëmbël dhe panxhari përmbajnë oksalate. Të dyja këto substanca pengojnë përthithjen e kalciumit nga organizmi.
AgroWeb.org ju rekomandon që të mos hani ushqime që përmbajnë fitate dhe oksalate në të njëjtën kohë me ushqime të pasura me kalcium.
Merrni Vitaminë D
80-90% e vitaminës D përfitohet nga ekspozimi në diell.
Kjo vitaminë ndihmon në përthithjen e kalciumit në zorrë dhe e orienton atë drejt kockave.
Vitamina D ndihmon edhe kundër çrregullimeve autoimunitare, depresionit e të tjerë.
Këtë mineral mund ta gjeni në sasi të vogla në disa ushqime siç janë e verdha e vezës, mëlçia e lopës dhe viçit, disa kërpudha, peshku dhe disa djathëra.
Sa më pak stress
Stresi rrit nivelet e kortizolit dhe çon në humbjen e densitetit të kockave.
Kortizoli përkeqëson insulinën dhe sheqernat në gjak përshpejtojnë humbjen e kalciumit nëpërmjet urinës.
Mjafton një sasi prej 15 lugë çaji me sheqer në ditë  që kalciumi të dalë krejtësisht nga organizmi.
Stresi çorodit të gjitha sistemet duke ndikuar në ushqyerje, aktivitet fizik dhe gjumë.
Osteoporoza shoqërohet me depresion dhe izolim që në vetvete shkakton më shumë stress, pra bëhet fjalë për një rreth vicioz.
Hiqni dorë nga pijet e gazuara

Që të shmangni osteoporozën duhet të kufizoni ndjeshëm pijet e gazuara, sidomos ato të sheqerosura.
Pijet e gazuara përmban fosfat që kufizon përdorimin e kalciumit nga organizmi.
Kujdes me proteinat
Idealja është të shmangen regjimet e rrepta ushqimore me shumë proteina dhe me më pak kalcium (më pak se 600 mg në ditë)
Aktiviteti fizik
Aktiviteti fizik stimulon kockat. Mjaftojnë 15-30 minuta aktivitet në ditë për të rritur densitetin e kockave. Ju mund të ngrini pesha deri në 2 kg, mund të ecni, vraponi lehtë apo të ngjisni shkallë.
Mos pini alkol
Alkoli e nxjerr kalciumin nga organizmi nëpërmjet urinës. Një gotë me alkol ndikon në balancën hormonale dhe ul nivelet e kalciumit.
Për më tepër, ai ndërhyn në punën e veshkave dhe të mëlçisë dhe ngadalëson aktivimin e vitaminës D.
Hormonet
Mirëmbajtja e kockave ka nevojë për ekuilibër hormonal. Rënia e nivelit të estrogjenit tek gratë dhe testosteronit tek burrat çon në humbjen e densitetit të kockave.
Sigurohuni që insulin dhe kortizoli janë në nivelet e duhura.
Sa më pak kafeinë
Sa herë që pini kafe, trupi largon 150 mg kalcium nëpërmjet urinës. Edhe nëse pini kafe dekafeinato është e njëjta gjë. Nëse nuk ia dilni pa kafe, atëherë sigurohuni që të rrisni sasinë e kalciumit të konsumuar pas çdo filxhani me kafe.
Aciditeti në stomak
Shumë njerëz marrin medikamente për të bllokuar acidet në stomak. Por ky bllokim rrit rrezikun e shfaqjes së osteoporozës, ndaj duhet të tregoni kujdes./AgroWeb.org

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...