Një ngjarja është shënuar gjatë ditës së djeshme në Shkder kur në makinën e një punonjësi të tatimeve është gjetur një objekt që dukej si lendë plasësë.
Një grupi anti-eksploziv ka shkuar nga Tirana për të parë se çfarë ishte lënda plasëse e vendosur në mjetin e inspektorit të tatimeve në Shkodër Nehat Zaganjori. Pas inspektimit dhe ekspertizës rezultoi se ishte një sasi tritoli prej rreth 20-30 gram. Kjo sasi tritoli rezultoi se ishte me magnet.
Lenda shpërthyese ka qenë e ngjitur tek targa e makinës në pjesën mbrapa teksa mjeti i inspektorit ndodhej i parkuar.
Mësohet se Zaganjori bashkë me shokët e tij e kanë goditur me këmbë lëndën plasëse duke e hedhur në tokë ndërsa nuk ka shpërthyer në asnjë moment.
Makina nuk kishte më shumë se 45 minuta e parkuar në vendin e quajtur Ura Dervishbeg ndërsa tritoli është vënë re në një orë kur ka lëvizje të atë zonë, rreth orës 19:30. Shtetasi Nehat Zaganjori ka deklaruar se nuk ka konflikte me kënd dhe se e vetmja arsye e vendosjes së tritolit në mjetin e tij mund të jetë për shkak të detyrës si inspektor tatimesh në Shkodër.