Kanë mbetur dhe pak ditë për plotësimin e formularit të Lotarisë Amerikane. Faqja e Ambasadës amerikane në Tiranë nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë me dijë se disa aplikantëve u shfaqet një mesazh gabimi kur përpiqen të kryejnë aplikimin për t’u regjistruar për programin e Lotarisë, por ata nuk duhet të shqetësohen, pasi ky problem do të rregullohet shumë shpejt.
“Departamenti i Shtetit është në dijeni që disa aplikantëve u shfaqet një mesazh gabimi kur përpiqen të kryejnë aplikimin për t’u regjistruar për Programin e Lotarisë DV-2020 ose për të kontrolluar statusin e tyre. Zyrtarët aktualisht po punojnë për të rregulluar këtë çështje. Nëse hasni një problem gjatë procesit të aplikimit për Lotarinë, lutemi provojeni më vonë. #pyetanen”.