×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Eurodeputetja greke vjen në Bularat dhe bën disa deklarata të forta për vdekjen e Kacifas

Premte, 02 November 2018 18:40

Në fshatin Bularat të Gjirokastrës ka ardhur për një vizitë në shtëpinë e Konstandinos Kacifas eurodeputetja greke Eleni Theocharous, e cila ka lëshuar një sërë deklaratash të forta për vdekjen e 35 vjeçarit nga duart e forcave speciale RENEA.
Pasi takoi familjarët e Kacifas, eurodeputetja që bën pjesë në grupin e Konservatorëve dhe Reformistëve në Parlamentin Evropian, ka folur për vrasje dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Theocharous është shprehur se kemi të bëjmë me një vrasje, duke lënë të nënkuptojë se reagimi i RENEA-s në gjykimin e saj ka qenë i gabuari. Madje eurodeputetja greke ka folur për dhunim të madh të të drejtave të njeriut, një aspekt të cilin Brukseli duhet ta shohë me kujdes.

“Besoj se jemi përballë një dhunimi të madh të të drejtave njerëzore të komunitetit grek të zonës. Ngjarjen e konsideroj vrasje dhe dua që njerëzit që ndodhen në Bruksel të dëgjojnë zërin e të ëmës së Kaçifas. Sepse burgosja që mund t'i ndodhte të birit nuk krahasohet me dhunimin e të drejtave themelore të njeriut.”-tha eurodeputetja.

Kujtojmë se Kostandinos Kacifa u vra nga forcat speciale RENEA fundjavën e kaluar pas një përplasje me armë të nisur nga ana e 35 vjeçarit grek. I riu fillimisht qëlloi mbi dy makina të policisë shqiptare dhe më pas u përplas me armë me forcat speciale. Pavarësisht se RENEA i ka bërë thirrje për dorëzim dhe i është afruar 35 vjeçarit me qëllim shuajtjen e konfliktit, minoritari grek ka qëlluar mbi negociatorët, duke sjellë kësisoj dhe neutralizimin e tij fizik nga ana e RENEA-s.

Ngjarja është polarizuar thellësisht, sidomos nga eskponentët ekstremistë të palës greke, të cilat e kanë portretizuar si hero Kostandinos Kacifën. Madje kishte nga ana politikanë grekë që bënin thirrje për të ardhur në Shqipëri me avionë bombardues.

Aktualisht trupi i 35 vjeçarit ndodhet në Tiranë dhe po i nënshtrohet një ekspertize të plotë dhe të thelluar nga ana e 4 ekspertëve mjeko- ligjorë. Rezultatet e analizës pritet të dalin javën e ardhshme

Login to post comments