Oficeri i policisë, Gerwin nuk i besonte syve. Ai dhe kolegët e tij po tentonin që t’i shpëtonin jetën një personi të shtrirë në dysheme në një restorant në Hagë, por një turmë ishte mbledhur jashtë dhe filmonte gjithçka me celularë.
“Nuk arrij ta besoj. Ai po vdes dhe ata thjesht po filmojnë?” tha gruaja e personit të shtrirë.
I tmerruar, polici doli jashtë dhe u bërtiti të pranishmëve.
“Imagjinoni sikur të ishte një i afërmi juaj. Dikush që e doni. Si do ndjeheshit?”
Ngjarja ndodhi në një restorant në Hagë, Holandë. Policia u thirr pasi një person nuk po reagonte. E shoqja e tij e shihte skenën e tmerruar.
“A do vdesë?,” pyeste ajo vazhdimisht policët, që nisën të bëjnë frymëmarrjë artificiale. Tashmë burrit i janë rikthyer rrahjet e zemrës dhe ishte i ndërgjegjshëm kur mbërriti ambulanca.
Pasi u kthyen në stacion, policët nuk e besonin dot. “Nuk kemi fjalë. Kishte njerëz që thjesht filmonin. Do donim të ishim konfrontuar me ta”.