Mbi 2 mijë infermierë kanë braktisur Shqipërinë

Premte, 02 November 2018 22:23

Presidenti i Urdhërit të Infermierit apelon qeverinë që tu japë zgjidhje problemeve që hasin infermierët për të frenuar fenomenin e largimit të tyre. Sipas Shoqatës së Infermirëve rezulton se nga Janari deri në Gusht kanë braktisur Shqipërinë rreth 2 mijë e 500 infermierë.

Mbi dy mijë infermiere kanë braktisur Shqipërinë nga janari deri në muajin gusht të këtij viti.

Pagat e ulta dhe kushtet e vështira të punës janë arsyet që i detyrojnë të largohen. Nga Lezha, Presidenti i Urdhërit të Infermierit apeloi qeverinë që t`u jap zgjidhje këtyre problemeve për të frenuar fenomenin.

"Pagat e inferimerëve janë shumë të ulëta. Ne kërkojmë që ato të rriten dhe të vlerësohen. Ne këtë ja kemi thënë edhe qeveritarëve në mënyrë të vazhdueshme", tha Presidenti i Urdhërit të Infermierit.

Në Lezhë u organizua Asambleja Rajonale e Urdherit të Infermiereve ku u diskutuan një sërë problematikash që shqetësojnë këtë sektor si dhe u zgjodhen organet drejtuese në rang qarku.

Login to post comments