Vrasja e Katsifas/ Grup i policisë greke në Tiranë, informohet për ngjarjen

Saturday, 03 November 2018 10:52

Hetimi i vrasjes së ekstremistit grek, minoritarit Konstantinos Kacifas në Bularat duket se do të vazhdojë gjatë të qëndrojë si temë debati mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Burime diplomatike konfirmojnë informimin e ekipit policor grek dje në Tiranë për rrethanat e ngjarjes dhe hetimin paraprak, në pritje të vendimit të prokurorisë së Tiranës, ku duhet të përfshihen dhe provat. Në fazën e parë, pala shqiptare ka përshkruar ngjarjen dhe reagimin e policisë shqiptare.

Ekipi grek do qëndrojë në Tiranë deri në mbyllje të hetimit. Diplomacia greke konsideron se kërkesa e familjes për dorëzimin e trupit duhej pranuar menjëherë pasi nuk ndikon në asnjë drejtim drejtësinë vendore, theksojnë burime të sigurta në Greqi

Login to post comments