Banorët e zonës së Astirit në kryeqytet kanë dalë në protestë gjatë ditës së sotshme duke bllokuar edhe rrugën në këtë zonën, pasi sipas tyre nga punimet që po bëhen për ndërtimin e “Unazës së Madhe” po u prishen shtëpitë.
Me dhjetëra banorë kanë mbushur rrugët në mbrojtje të pronës së tyre, ata thonë se shteti në bashkëpunim me privatët po i nxjerr më dhunë nga shtëpitë dhe bizneset e tyre me qëllim ndërtimin e të tjera objekteve në këtë hapësirë.
Qytetarët i bëjnë thirrje shtetit që t’i mbrojë ata dhe pronat e tyre në të kundërt – thona ata – për pronën dhe familjen jemi gati t’ju shpallim luftë oligarkëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Video e protestës është filmuar nga Sokrat Turtulli.