Dita e enjte ishte një ditë e veçantë në Firence.
Me ftesë të Kryeipeshkvit të Firences, Giuseppe Betori, festohej në qytetin madhështor italian 90-vjetori i lindjes i Kardinalit shqiptar Ernest Simon Troshani, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Ilir Meta.
Aktivitete të shumta u organizuan. Një meshë e veçantë në Katedralen ‘Santa Maria Del Fiore’ në Firence, dreka zyrtare, vizita në Bashkinë e Firences dhe takime të veçanta me komunitetin shqiptar atje ishin disa nga aktivitetet e zhvilluara.
I veçantë ishte edhe urimi i Papa Françeskut, një mesazh shumë emocionues.
Presidenti Meta duke folur para besimtarëve italianë tha se Shqipëria është krenarë për kardinalin e saj.
Duhet nënvizuar se aktivitete bënë jehonë në mediat italiane.