×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Burri në Durrës terrorizon banorët, tenton të hidhet nga ndërtesa (Video)

Diel, 04 November 2018 16:05

Një konflikt familjar ka rrezikuar të përshkallëzohej, kur një 54-vjeçar nga Durrësi, në gjendje të dehur, hipi në majë të tarracës së shtëpisë duke kërcënuar se do të hidhej, mesditën e sotme.

 54-vjeçari Agron Jaupaj shokoi të gjithë banorët e lagjes nr.14 në Shkozet, ndërsa kërcënonte se do të hidhej dhe do të kryente vetëvrasje në sy të të gjithëve.

Pamjet filmike që u dërguan nga dëshmitarë në vendngjarje tregojnë për “BalkanWeb” momentet kur djali i 54-vjeçarit ndërhyri për të ndaluar të atin që të ndërmerrte aktin ekstrem.

Mësohet se 54-vjeçari është njeri problematik dhe i dhunshëm në familje. Bashkëshortja e tij e ka denoncuar shpeshherë në polici për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj.

“Na e nxiu jetën”- dëgjohet të thotë bashkëshortja e tij në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”.

Policia, e cila mbërriti në vendngjarje, pas telefonatave nga fqinjët e 54-vjeçarit Jaupaj, bëri shoqërimin e tij në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se 54-vjeçari është konsumues i alkoolit dhe lëndëve narkotike, ndërkohë që është i papunë sipas te afërmeve./bw

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...