Familjarët e ekstremistit grek Kostandion Kacifas, i cili mbeti i vrarë në Bularat të Gjirokastrës nga RENEA kanë bërë kërkesë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për tërheqjen trupit të 35-vjecarit.
Trupi i të ndjerit mbahet në ruajtje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore deri në përfundim të plotë të ekspertizës mjeko-ligjore.
Prokuroria pritet të vendosë sot nëse do t’u japë trupin familjarëve apo jo.
Janë mjekët ligjore, që do të thonë fjalën e fundit, për mënyrën sesi është qëlluar ndaj Kacifasit dhe distancën prej nga është qitur me armë në drejtim të tij. Ndërsa përmes analizave toksikologjike, do të përcaktohet nëse 35-vjeçari ka qenë nën efektin e ndonjë substance.
Kujtojmë se më herët, avokati i familjes Kacifa në një intervistë për mediat greke u shpreh se trupi i 35-vjecarit do t’i kthehet familjes ditën e martë. Sipas tij autoritetet shqiptare kanë rëndë dakord t’i dorëzojnë trupin e të ndjerit familjes.