Unaza e Madhe, janë 317 objekte për t’u prishur

Hënë, 05 November 2018 11:27

Pas protestës në fundjave të banorëve që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe, këtë të hënë Autoriteti Rrugor Shqiptar në një dalje për mediat sqaron projektin. Kreu i ARRSH, Afrim Qendro sqaron se në fazën e evidentimit rreth 317 objekte do të prishen, por nuk dha informacion se kur do të nis prishja.

“Në fazën e evidentimit janë rreth 317 objekte për tu prishur, prej të cilave 163 janë në proces legalizimi dhe do të s’kualifikohen, 123 janë me vërtetim pronësie dhe për pjesën tjetër nuk kemi asnjë llojë informacioni. Ne jemi në fazën e parë të evidentimit të objekteve. Sapo të kemi statusin e duhur nga hipoteka do të fillojmë me prishjen e objekteve. Por do të presim institucionet”.

Login to post comments