×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

E rëndë/ Gjendet i varur një 26-vjeçar, ja dyshimet e para

Hënë, 05 November 2018 16:21

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Marinëz të Belshit, ku në një magazinë është gjetur i varur një 26-vjeçar.

Sipas informacioneve të para mësohet se viktima është shtetasi me inicialet E.T. rreth 26 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa është ngritur një grup hetimor që po merret me zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Njoftimi i plotë i policisë:

Cërrik

Informacion paraprak

Në fshatin Marinëz, Belsh, në magazinën pranë banesës, është gjetur i vetëvarur, shtetasi E.T., rreth 26 vjeç.

Nga këqyrja e kryer nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen të rrethanave të ngjarjes.

Login to post comments